Lajme
Nesër zyrtarisht vendosen marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, Hoti tregon rrugëtimin e marrëveshjes
Demokracia
13:24 | 31 Janar 2021
Ilustrim / Flamuri i Kosovës dhe Izraelit.

Share:

Kosova dhe Izraeli nesër do të nënshkruajnë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Më 2 shkurt, Kosova dhe Izraeli do të nënshkruajnë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, raporton Demokracia.com.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se e gjithë kjo është rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit e cila u nënshkrua në shtator të vitit të kaluar në Zyrën Ovale.

Hoti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se Kosova do të vazhdojë të angazhohet për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në çdo fushë e cila është në interesin e të dyja shteteve, shkruan Demokracia.com.

Postimi i plotë i Hotit, pa ndërhyrje:

Si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, nesër nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit.

Zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvillova me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin  Netanyahu, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Kosova si Republikë Parlamentare, si shtet sekular, mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit dhe angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë. /Demokracia.com/

Si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, nesër
nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me…

Posted by Avdullah Hoti on E Diele, 31 Janar 2021

Të ngjashme