Lajme
Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive politike në zgjedhjet e 14 shkurtit
Demokracia
15:30 | 31 Janar 2021

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nesër do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Demokracia.com

Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një komunikate për media.

“Ju njoftoj se nesër (e hënë, 01 shkurt, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021”,ka thënë ai.

Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike me datën 2 shkurt pritet zyrtarisht të fillojë fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit./Demokracia

Të ngjashme