Federata e Hendbollit e Kosovës të premten nga ora 10:00 do ta mbajë manifestimi “Lauretatët e Vitit 2020”, shkruan Demokracia.com.
Kështu, FHK do të shpallë më të mirët e vitit të kaluar.
“2020-ta ishte vit i vështirë për të gjithë, por megjithatë edhe i suksesshëm për hendbollin tonë.
Manifestimi do të mbahet në Sheshin 21 në Prishtinë, por pa praninë e mysafirëve për shkak të situatës me koronavirus”, thuhet në njoftimin e FHK-së, transmeton Demokracia.com.
Pjesëmarrës do të jenë vetëm të shpërblyerit.
Do të shpallen hendbollisti dhe hendbollistja më e mirë, përbërjet më të mira, lojtari dhe lojtarja më e mirë e Kombëtares. Do të ndahen edhe shumë mirënjohje të tjera. /Demokracia.com