Sport
Nesër shorti i çerekfinales së Kupës në hendboll
Demokracia
19:13 | 10 Mars 2022

Share:

Të premten (nesër) tërhiqet shorti për ndeshjet e çerekfinales së Kupës së Kosovës në hendboll. Shorti tërhiqet prej orës 13:00 në lokalet e FHK-së, ndërsa transmetohet direkt në kanalin zyrtar të FHK-së në “youtube”.

Ndeshjet e fazës çerekfinale zhvillohen më 23 e 24 mars.

Te hendbollistët në çerekfinale janë Besa Famgas, Prishtina, Trepça, Vëllaznimi, Kastrioti, Deçani, Rahoveci e Zhegra.

Kurse te hendbollistet skuadrat çerekfinaliste janë: Vushtrria, Istogu, Ferizaj, Prishtina, Shqiponja, Jusuf Gërvalla, Kastrioti e Samadrexha./Demokracia.com/

Të ngjashme