Prishtina e Llapi do të ndeshën nesër ndërmjet vete në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Ky takim që luhet në stadiumin Fadil Vokrri” po pritet me kërshëri pasi pikët janë tejet të nevojshme për të dyja skuadrat, derisa edhe rivaliteti viteve të fundit është rritur maksimalisht.
Por çfarë thonë statistikat e përballjeve të këtyre dy skuadrave. Sipas atyre që ka shfaqur FC Prishtina, është skuadra bardhekaltër më e favorizuar pasi në 29 ndeshjet e deritashme ka 16 fitore, 5 barazime dhe tetë humbje.
Postimi i plotë i FC Prishtina:
Nesër përballja 30-të
- Dueli i 3-të i sezonit, 0:0 në Prishtinë, 0:2 në Podujevë.
- 29 përballje pas luftës – Prishtina 16 fitore, 5 barazime, 8 humbje, +21, 48:27.
- Prishtina pa humbje në 16 ndeshje zyrtare rresht, prej tyre 13 kampionale – 4 ndeshjet e fundit fitore.
- Llapi e treta me formën momentale, 5 ndeshje – 9 pikë (3 fitore brenda – 2 humbje jashtë). /Demokracia.com