Sport
Nesër nisin ethet e futbollit kosovar, “nxehtë” në Prishtinë e Podujevë
Demokracia
12:15 | 08 Shkurt 2021

Share:

Me ndeshjet e javës së 1/8 të Kupës së Kosovës që zhvillohen nesër nisin ethet e futbollit kosovar, shkruan Demokracia.com.

Si kurrë më parë sivjet gara pritet të jetë tejet joshëse dhe e nxehtë, kjo për shkak të investimeve të mëdha që kanë bërë klubet tona.

Gjithsesi, se si do të mund të duket gara sivjet një pasqyre reale pritet të ofrojë dita e nesërme.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë zhvillohet një përballje tejet e nxehtë ku ballafaqohen Prishtina e Ballkani. Synimi i dy skuadrave është ky trofe kështu që pritet një garë shumë e nxehtë brenda fushës.

Shumë joshëse pritet të jetë edhe në Podujevë ku gjithashtu nesër ndeshen Llapi  e Ballkani.

Derisa tabori i Ballkanit ka zgjedhur heshtjen para kësaj ndeshjeje, Llapi po e synon kualifikimin.

“Ballkani ka një superskuadër dhe për çdo respekt. Ne do të hyjmë me përqendrim maksimal për të vazhduar tutje”, ka thënë Mentor Zhdrella për Demokracia.com.

Në program nesër është edhe ndeshja Drenica – Ulpiana. Takimet tjera zhvillohen ditën e mërkurë dhe të enjte. /Demokracia.com

Të ngjashme