Lajme
Nesër nis vaksinimi kundër COVID-19 edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”
Demokracia
15:30 | 09 Shkurt 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme, në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës do të aktivizohet një pikë e re e vaksinimit kundër COVID-19, me qëllim të ofrimit të sa më shumë mundësive për qytetarët për marrjen e vaksinës.

Me rastin e fillimit të vaksinimit sipas MSH’së në këtë pikë shtesë, të pranishëm do të jenë Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama si dhe përfaqësues nga UNICEF-i,  USAID-i dhe kontribuues të tjerë në procesin  e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Hapja zyrtare e kësaj pike të vaksinimit do të bëhet të enjten (10 shkurt 2022) në ora 12:30 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

“Vaksinimi kundër COVID-19 në Prishtinë, përveç në QMF-7 në lagjen Kalabria (ish-Emshir), në Qendrën Tregtare “Albi Mall” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, së shpejti do të fillojë edhe në një pikë tjetër të re në Kodrën e Trimave në Prishtinë (QMF-2). Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë çdo mundësi dhe të vaksinohen kundër COVID-19”, thuhet nga MSH.

Të ngjashme