Sport
Nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” luhet një tjetër superndeshje
Demokracia
15:21 | 29 Mars 2021

Share:

Superliga e Kosovës në futboll vjen nesër me një ndeshje tejet interesante.

Prishtina e Gjilani do të ballafaqohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, aty ku dje luajti Kosova e Suedia, shkruan  Demokracia.com

Ky takim që i takon javës së 26-të luhet nga  ora 15:00 dhe pritet të sjellë një ndeshje tejet të fortë.

Të kujtojmë se Prishtina e Gjilani është dashur të zhvillohet javën e kaluar, por për shkak të ruajtjes së stadiumit në kryeqytet për ndeshjet ndërkombëtare takimi u shty dhe luhet nesër.

Prishtina e ka të domosdoshme fitoren në luftë për titull, ndërsa Gjilani i Ismet Munishit, vjen në kryeqytet me synime për të marrë pikë dhe për ta larguar krizën e rezultateve që kishte në takimet e kaluara nën udhëheqjen e Bylbyl Sokolit. /Demokracia.com

Të ngjashme