Lajme
Nesër mot stabil, në fundjavë shi dhe shkarkime rrufesh
Demokracia
20:17 | 23 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm.

Në njoftimin e IHMK-së thueht se të premten do të ketë mot më stabil derisa në vikend sërish mot jo stabil me shi, shkarkime rrufesh dhe stuhi lokale, përcjell Demokracia.com.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 26-30gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.

Sipas Institutit sot në orët e pasdites, stuhia ka përfshirë Babushin e Lipjanit me ç’rast ka shkatërruar kulmin e shkollës së mesme të ulët “Ernest Koliqi”./Demokracia.com/

Të ngjashme