Lajme
Nesër merret vendimi për pushimin njëjavor në shkolla
Demokracia
20:48 | 17 Mars 2021

Share:

Zëvendësministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës Xhavit Rexhaj ka bërë të ditur se vendimi që shkollat të shkojnë në pushim pesë ditor do të merret nesër, transmeton Demokracia.com.

Komiteti për Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës epidemiologjike kundër COVID-19, në takimin që e pati sot nuk mori vendim rreth propozimit të Ministrisë së Arsimit, që shkollat të shkojnë në pushim pesë ditor nga data 22 mars.

Zëvendësministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës Xhavit Rexhaj, tha këtë vendim ky komitet pritet ta marrë të enjten.

Për pushimin njëjavor ka reaguar dje edhe kryetari i Këshillit të Prindërve, Ymret Reshiti, i cili ka thënë se kanë shprehur kundërshtitë e tyre lidhur me këtë propozim, por se u anashkaluan nga Ministria e Arsimit.

Ai tha se propozimi i fundit i Ministrisë së Arsimit që të gjitha institucionet arsimore anembanë vendit të shkojnë një javë në pushim për shkak të situatës me COVID-19 është në dëm të nxënësve.

Reshiti ka thënë se nxënësit dhe shkollat nuk janë burim i përhapjes së infeksion derisa tregoi se kanë kërkuar edhe shifrat e nxënësve të infektuar.

Ai theksoi se iu ka shkuar në mend edhe mbajtja e protestës, por se i kanë ikur këtij vendimi me qëllimin që të mos rëndojnë gjendjen e pandemisë në vend./Demokracia.com/

Të ngjashme