Lajme
Nesër mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës epidemiologjike, merr pjesë edhe Hoti
Demokracia
16:02 | 11 Mars 2021

Share:

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19, do të mblidhet nesër dhe i pranishëm në të do të jetë edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti.

Gjatë së premtes do të mbahet takimi i radhës i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19, shkruan Demokracia.com.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për medie.

“Nesër (e premte, 12 mars 2021) mbahet takimi i radhës i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19. Takimi fillon në ora 09:00, në sallën P – 38, Ndërtesa e Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Në një njoftim tjetër për media, dërguar nga qeveria, thuhet se në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

“Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, merr pjesë në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19.”, shkruan në njoftimin e qeverisë.

Kujtojmë se gjatë së enjtes kryeministri në detyrë Avdullah Hoti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar për takimin me krerët e institucioneve të Shëndetësisë dhe sipas tij masat e njëjta do të mbesin në fuqi. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Hoti: Deri në fund të muajit pritet të arrijë kontingjenti i parë i dozave të vaksinës COVAX

Të ngjashme