Lajme
Nesër mblidhet grupi i përgjigjes emergjent për rastin e dhunimit të 11-vjeçares
Demokracia
18:52 | 29 Gusht 2022

Share:

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetarja e grupit të grave deputete, Tinka Kurti ka thënë se nesër do të mblidhet grupi emergjent i përgjigjes për rastin e rëndë të dhunimit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka shkruar se gjithçka duhet të jetë me urgjencë.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Nesër në mëngjes mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjent për rastin e rëndë të dhunimit. Gjithçka duhet të jetë me urgjencë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për institucionet dhe shoqërinë tonë se siguria e vajzave.

Mllefin duhet ta kthejmë në drejtësi.

Asnjë vajzë më. Asnjë. Bash asnjë.
#Asnjëmë

Të ngjashme