Lajme
Nesër mbledhja e dy qeverive, këto janë marrëveshjet që pritet të nënshkruhen 
Demokracia
10:16 | 25 Nëntor 2021

Share:

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë – Shqipëri pritet të mbahet nesër.

Në prag të kësaj mbledhje, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një fotografi, të cilën e ka shoqëruar me flamujt e dy vendeve e ku sipër saj ka shkruar “Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan”.

KosovaPress ka mësuar se janë rreth 15 marrëveshje që pritet të nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë të premten në Elbasan. Ndërsa është bërë e ditur se fokusi i kabineteve qeveritare do të jetë në fushën e lëvizjes së lirë, arsimit, drejtësisë, infrastrukturës, kulturës dhe lehtësimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar.

Njohësit e proceseve politike të të dyja shteteve, kanë sugjeruar qeveritë të shmangin dallimet për iniciativën rajonale Ballkani i Hapur dhe të fokusohen në avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Kjo është mbledhja e shtatë me radhë e dy qeverive.

Të ngjashme