Lajme
Nesër Kurti mbledh Qeverinë, në rend të ditës edhe Projektligji për Pagat dhe ai për Zyrtarët Publik
Demokracia
21:27 | 22 Nëntor 2022

Share:

Nesër në ora 10:00 do të mblidhet Qeveria e Kosovës.

Demokracia.com ka siguruar rendin e ditës së mbledhjes së 109 të Qeverisë.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen 20 pika të rendit të ditës, shkruan Demokracia.com.

Sipas rendit të ditës që e ka siguruar Demokracia.com , në këtë mbledhje do të shqyrtohet Projektligji për Pagat në Sektorin Publik, si dhe Projektligji për Zyrtarët Publik.

Po ashtu do të bëhet shqyrtimi I Projektligjit për Ratifikim e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC, për Zhvillim Ndërkombëtar (MFPT). /Demokracia.com/

 

 

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE| Dokument: Qeveria Kurti i kap me ligj edhe zyrtarët publikë, i bën të shantazhueshëm nga çdo qeveri

Të ngjashme