Sport
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit kosovar
Demokracia
15:11 | 23 Gusht 2022

Share:

Nesër (24.08.2022) në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës do të hidhet shorti për edicionin e ri të Superligës së basketbollit në dy konkurrencat, si dhe në ligat e tjera.

Shorti për edicionin Prince Caffe Superliga për meshkuj do të fillojë nga ora 13:00, i cili mund të përcillet edhe LIVE në faqen zyrtare të Facebook-ut “Kosovo Basketball Federation”, kurse shorti për Superligën e femrave nga ora 12:00.

Në ora 11:00 tërhiqet shorti për Ligën e Parë tek meshkujt, ndërsa në ora 14:30 shorti për Ligën e Parë tek femrat.

Nga ora 15:30 tërhiqet shorti për Ligën e Dytë. /Demokracia.com

 

Të ngjashme