Nga nesër do të fillojë vaksinimi kundër Covid-19 i personave të moshuar në shtëpitë e kujdesit për të moshuar dhe punëtorët socialë, të cilët kujdesen për ta në qendrat ku gjenden këto institucione. Po ashtu nesër do të vaksinohen edhe pacientët në dializë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se nesër do të fillojë vaksinimi i perosnave të moshuar dhe punëstoreëve socialë që kujdesen për ta, në Prishtinë, Suharekë, Skenderaj, Istog dhe Graçanicë.
“Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se gjatë ditës së nesërme, e mërkurë, 14 prill 2021 procesi i vaksinimit kundër COVID-19 do të vazhdojë me vaksinimin e të moshuarve të vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta, në komunat ku ka Qendra të këtilla: Prishtinë, Suharekë, Skënderaj, Istog dhe Graçanicë”, thuhet në njoftim, përcjell Demokracia.com.
Njoftimi i MSH-së thotë se nesër po ashtu do të vaksinohen edhe pacientët në dializë, në komunën e Prishtinës, në qendrën “1 Tetori” dhe vaksinimi do të fillojë në ora 08:00-19:30
“Gjithashtu, gjatë ditës së nesërme (14 prill 2021), do të vaksinohen edhe pacientët në dializë, ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton. Vaksinimi bëhet nga ora 08:00-19:30”, thuhet në njoftim./Demokracia/