Nesër do të dorëzohen 16 kallëzime penale për krimet e kryera në Komunën e Gjakovës.
Kallëzimet do të dorëzohen në Policinë e Kosovës, në sektorin e krimeve të luftës.
Paditë përfshijnë vrasjet, plagosjet, torturat, dhunimet, pengjet e luftës dhe dëmet materiale.
Me paditë që do të dorëzohen nesër, do të mbyllen kallëzimet penale në Komunën e Gjakovës.