Lajme
“Nesër do të dalim në zyra”- Ambasadori amerikan i fton në takim kryetarët e komunave të veriut
Demokracia
23:40 | 28 Maj 2023

Share:

Kryetarët e Komunave të veriut të Kosovës pritet që ditën e nesërme ta nisin me një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i ka ftuar katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës në takim.

Ky takim, sipas kryetarit të Zveçanit, Ilir Peci, pritet të mbahet në zyrat e Bashkimit Evropian në Prishtinë nesër nga ora 9:00.

“BE edhe ambasadori amerikan na kanë thirrë në një takim ne katër kryetarëve në Zyrën e BE-së” – ka thënë ai për kallxo.com.

I pyetur nëse pritet që të fillojë ditën në ndërtesën e Komunës, kryetari ka thënë se në planin e tyre është që të fillojnë punën në mëngjes, ndoshta edhe para orës 8:00.

“Me ministrin kemi bisedu me vazhdu prapë planin, me vazhdu në objektet komunale, kemi bisedu diku para një ore e gjysmë” – tha Peci.

Të ngjashme