Lajme
Nesër autobusët do ta “bllokojnë” Prishtinën, protesta nis në këtë orë
Demokracia
16:17 | 18 Mars 2021

Share:

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka dy ditë që ka filluar grevën, duke i ndalë të gjitha transportet publike, për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre.

Edhe nesër, Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, ka njoftuar se do të fillojë protestën nga ora 10:00 deri në 12:00 nga hyrja e Veterrnikut deri mbrapa mensës së studentëve.

Ky njoftim është dorëzuar në Policinë e Kosovës nga Driton Bytyqi, kryetar i këshillit grevist.

Marrëveshja e arritur ndërmjet kësaj shoqate dhe Qeverisë së Kosovës e arritur më 28 janar të këtij viti, thotë se “palët janë dakorduar që transporti ndër urban të mbështetet bazuar në kilometrat e mbajtura sipas rendeve të udhëtimit të vërtetuara nga Ministria e Infrastrukturës”.

Ndërkohë që kryeministri në detyrë e Kosovës, Avdullah Hoti nëpërmjet një komunikate për media ka kërkuar nga Shoqata e Transportuesve të udhëtarëve që sa më parë të kthejnë shërbime për qytetarët. Ai ka shprehur gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të favorshme.

Në komunikatë thuhet edhe se bizneset e sektorit të transportit të udhëtarëve kanë qenë përfitues nga masat e Qeverisë (psh. pagesa prej 290 eurove për numër të të punësuarve, pagesa 50 % të qirasë, pagesa e 170 eurove).

Në fund të komunikatës që qeveria ka dërguar, thuhet se pandemia COVID-19 ka prekur shumë sektorë dhe se është e pamundur që shteti të kompensojë çdo humbje që kanë pasur bizneset.

Mirëpo, kreu i shoqatës tha se kërkesat e tyre janë të njohura për Qeverinë që prej verës së kaluar. /Demokracia.com/

Të ngjashme