Lajme
Nëse zgjedhjet mbahen tani, a do të garojë e vetme apo në koalicion NISMA? Flet Fatmir Limaj
Demokracia
21:02 | 22 Shtator 2022

Share:

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka folur për një situatë që do të mund të ndodhte nëse në Kosovë do të mbaheshin zgjedhjet, si do ta gjente partinë e tij në këtë kohë.

Ai në “Politiko” ka thënë se është më shumë ithtar i bashkëpunimeve se sa i idesë që të garojë vetëm.

“Unë besoj që është herët me fol për këto tema, në çfarë do kohe, partitë politike janë këtu e janë të gatshme për zgjedhje, unë gjithmonë kam qenë ithtar i blloqeve. Unë jam ithtar i bashkëbisedimeve e bashkëpunimit, i debatit e i diskutimeve. Ka pasur raste kur opozita ka qenë e bashkuar, si rasti i jonë me VV-në e AAK-në”, ka deklaruar ai.

Limaj është shprehur i shqetësuar se si Kosova i qaset temave të mëdha.

“Mënyra se si po i trajtojmë temat e mëdha len shumë për të dëshiruar, e ka vend për shqetësime. Mënyra sipërfaqësore që trajtohen këto tema, të bën me u fikësu, por duhet të formohet një elitë politike. Narracioni që kemi ndërtuar, është injektuar pa fund energji negative në këtë vend, më vështirësi del një lajm i mirë, më vështirësi del një storie suksesi”, ka shtuar ai.

Të ngjashme