ShowBiz
‘Nëse vaksinohem nuk e bëj për Met Gala’/ Nicky Minaj ndan historinë e kushëririt
Demokracia
12:49 | 14 Shtator 2021

Share:

Teksa mori kohë për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në ‘Twitter’, reperja tregoi se është me Covid pasi e mori kur po xhironte një videoklip dhe po bëhej gati për të qënë pjesmarrëse në ‘Met Gala’.

SHBA– Këngëtarja Nicki Minaj ka treguar se nëse do të duhej të vaksinohej, nuk do ta bënte për Met Gala apo event tjetër por për veten e saj. Teksa mori kohë për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në ‘Twitter’, reperja tregoi se është me Covid pasi e mori teksa xhironte një videoklip dhe po bëhej gati për të qënë pjesmarrëse në ‘Met Gala’. Ajo shprehet e dytëzuar nëse do ta bëjë vaksinën apo jo.

Më tej ajo ka treguar dhe historinë e kushëririt të saj, shoku i të cilit mori vaksinën e ditë më pas u bë impotent.

‘Kushëriri im në Trinidad nuk do të marrë vaksinën pasi shoku i tij e mori atë dhe u bë i pafuqishëm. Testikujt e tij u ënjtën. Miku i tij ishte javë larg martesës, tani vajza e anuloi dasmën. Pra, thjesht lutuni dhe sigurohuni që jeni të kënaqur me vendimin tuaj’- tha reperja.

Mirëpo reperja zbuti qëndrimin e saj ndaj vaksinës, duke thënë se ka të ngjarë që ta bënte pasi do ti kërkohej kur të udhëtonte./dosja.al

Të ngjashme