Sport
“Nëse shkoni në Katar me kokainë, bëhuni gati të vdisni”: Anglezët paralajmëruan fansat e tyre
Demokracia
15:29 | 06 Qershor 2022

Share:

Tifozët anglezë po përgatisin, si kur bëhet fjalë për çdo kompeticion, një “pushtim” të vendit pritës, në këtë rast Botërorin.

Megjithatë, as anglezët dhe as tifozët e tjerë që duan të argëtohen në këtë vend të Lindjes së Mesme, nuk do të argëtohen aq shumë sikur Kupa e Botës të mbahej në një vend evropian apo edhe më të mirë të Amerikës së Jugut, transmeton Demokracia.com.

Duke ditur zakonet e tifozëve të tyre, tabloidet angleze “Daily Star” dhe “The Sun” publikuan artikuj në të cilat paralajmëronin tifozët e kombëtares që planifikojnë të udhëtojnë në Katar, se i pret ferri nëse duan të mbajnë kokainë me vete.

Të dy artikujt thonë se tifozët që tentojnë të kontrabandojnë substancën narkotike në Katar do të përballen me dënimin me vdekje.

Sigurisht, jo çdo shkelje e lidhur me drogën do të dënohet në mënyrën më të rëndë, por është vetëm një paralajmërim i dispozitave të rrepta ligjore në vendin pritës të Kupës së Botës të këtij viti.

Autoritetet në Katar nuk do të bëjnë përjashtime për shtetasit vendas apo të huaj, ambasadat e të cilëve nuk kanë fuqi kur bëhet fjalë për akte kriminale, veçanërisht shkelje të ligjeve të drogës.

“Ata që sjellin në vend drogë, veçanërisht ato të rënda si kokaina, rrezikojnë burgim ose dënim me vdekje dhe gjobë prej rreth 50 mijë eurosh”, thekson “Daily Star”.

Katari është një nga vendet konservatore në të cilin tradita islame respektohet rreptësisht. Ata kanë zero tolerancë për konsumimin e çdo lloj droge. Mediat angleze kujtojnë se konsumimi i llojeve të ndryshme të drogës në stadiumet e futbollit po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë, por edhe se autoritetet e Katarit me siguri nuk do ta lejojnë këtë në stadiumet e tyre./Demokracia.com/

Të ngjashme