Dushan T., një serb 31-vjeçar, rrezikon të arrestohet në Serbi, pasi Prokuroria e Lartë Publike ka ngritur në Gjykatën e Lartë një aktakuzë kundër tij. Sipas aktakuzës, Dushan T. dyshohet se i ka ftuar qytetarët nga Zubin Potoku që të largohen nga Kosova, nëse s’dëshirojnë të punojnë në institucionet e saj, transmeton EO.
Sipas këtij raportimi, i riu serb po akuzohet për veprën penale “Thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues”. Ndërsa media serbe “Nova”, transmeton se prokuroria i ka propozuar gjykatës që ta dënojë me dy vite burg për këtë akuzë.
““Nëse nuk doni të jeni në institucionet e Kosovës, largohuni nga Kosova. Ikni në Serbi!” dhe “Ndërroni targat, merrni dokumentet personale, shkoni në zgjedhje ose kthehuni në Serbi”.” – besohet të ketë thënë Dushan T.