Auto&Tech
Nëse nuk pranojnë kushtet e reja të privatësisë, përdoruesve të Whatsapp mund t’u fshihet llogaria
Demokracia
15:44 | 22 Shkurt 2021

Share:

Përdoruesit e WhatsApp të cilët nuk pranojnë termat dhe kushtet e azhurnuara deri në afatin e 15 majit nuk do të jenë në gjendje të marrin ose dërgojnë mesazhe derisa t’i pranojnë ato.

Llogaria e tyre do të renditet si “joaktive”. Dhe llogaritë joaktive mund të fshihen pas 120 ditësh.

Thirrjet dhe njoftimet do të funksionojnë ende për “një kohë të shkurtër” por ndoshta vetëm “disa javë”, raportoi TechCrunch.

WhatsApp njoftoi azhurnimin në janar dhe pati shumë reagime të përdoruesve. /Demokracia.com/

Të ngjashme