Lajme
“Nëse nuk i dorëzoni armët, krejt shkoni në burgje”| Limaj tregon çfarë ultimatumi i dha KFOR-i
Demokracia
22:36 | 12 Qershor 2023

Share:

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, ka treguar për formën sesi ishte çarmatosur Kosova.

Ai ka thënë se KFOR-i iu kishte thënë se nëse nuk i dorëzoni armët atëherë do të burgosen.

Në Pressing të T7, Limaj ka treguar se ka qenë dëshmitarë i krejt këtij procesi.

“Kam pasur fatin me presidentin kur është miratuar po-ja për TMK-në në takimin që kemi pasur me KFOR-in, kanë thënë se i keni me afat me i dorëzu këto armë, nëse nuk i dorëzoni krejt keni me shku nëpër burgje”, ka treguar Limaj.

Limaj është pyetur nga Sadri Ramabaja që mos ka qenë çarmatim i shpejtë i UÇK-së.

Ai është përgjigjur se në vitin 1999 do ta kishte një përgjigje krejt tjetër, por shton se më pas rezultoi me TMK, e pastaj edhe me ushtri të Kosovës, referuar FSK-së.

Këtë Limaj e cilësoi si politike të mençur.

Të ngjashme