Lajme
“Nëse një ditë më vret shpejtësia, mos qaj…”, postimi i viktimës në Prizren që tregon për pasionin e tij të frikshëm
Demokracia
19:02 | 17 Dhjetor 2023

Share:

Një garë me vetura mes dy të rinjve nga Gjakova në autostradën “Ibrahim Rugova” solli pasoja me fatalitet duke lënë të vdekur tre persona të cilët ndodheshin në rrugë duke përcjellë nga afër gjithçka po ndodhte mes dy garuesve.

Një prej personave që mbeti i vdekur ishte edhe Lordon Syla. Ai në një video të publikuar në rrjetin social Tik Tok, në muajin shkurt të këtij viti, tregoje se i ka pasur pasion garat me makina, pasi kishte bërë gara të tilla edhe vet.

“Nëse një ditë më vret shpejtësia mos qaj sepse vetëm vetura ime i di dhimbjet e mia dhe e vetmja mënyrë për të harruar të këqijat për mua është shpejtësia”, kishte shkruar tashmë i ndjeri Lordon Syla, duke treguar pasionin e tij për garat e shpejta me makina, shkruan Reporteri.net.

Lordon Syla mbrëmë mbeti i vdekur në aksidentin në Prizren, pasi dyshohet se u shkel nga familjari i tij, derisa po shikonte garat me kerre në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Dy nga 3 viktimat e aksidentit mbrëmë në Prizren, Molos Delija dhe Lordon Syla kanë qenë futbollistë të ‘KF Gjakova’.

Federata e Futbollit të Kosovës ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe ka thënë se se ky rast tragjik ka prekur zemrat e gjithësecilit.

Të ngjashme