Sport
Nëse më vrasin ta dini kush e bëri: Vajza e Maradonës vjen me një paralajmërim frikësues
Demokracia
13:21 | 08 Shkurt 2021

Share:

Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, ka disa muaj që ka ndërruar jetë, por për të vazhdohet të flitet ngjashëm sikur në kohën kur ishte futbollist aktiv, transmeton Demokracia.com.

Hetimi për vdekjen e tij po vazhdon, derisa po përpiqen të përcaktohen rrethanat në të cilat vdiq. Dyshime janë se ai nuk ka pasur trajtim adekuat pas operacionit, derisa ka pretendime se shumëkush e ka synuar pasurinë e tij, gjë e cila edhe ka mundur të shtyjë dike për ta quar kah vdekja Maradonën.

Së fundmi familja zbuloi se cili nga pasardhësit e Diegos ka unazën që ai bleu kur mbërriti në Dinamo Brest, e cilat pas vdekjes së tij mori vlera shtesë.

Trashëgimtarët e tij duan pjesën e tyre, sepse sipas marrëveshjes së pretenduar, unaza duhet të shitet, dhe paratë e marra duhet t’u shpërndahen të te gjithë.

Anëtarët e familjes dyshojnë se ajo është te trashëgimtarja e Maradonës, Gianina, me të cilën Diego ndiqte rregullisht ndeshjet e Bokas në Bombonjera. Sipas disa vlerësimeve, ajo tash vlen gati 300 mijë euro.

Vajza e Maradonës ka ngjallur dyshime se ajo është në rrezik për jetë. “Nëse ata më vrasin, duke kërkuar një unazë që nuk e kam, dijeni se ata janë të gjithë bashkëpunëtorë”, shkroi Gianna Maradona.

Mesazhi i referohej nënës së djalit Diego Fernando, Veronica Ojeda, avokati i saj, por edhe ish bashkëpunëtorëve të Maradonës, kuzhinierit Monona dhe ndihmëses Mackie Camargo. /Demokracia.com

Të ngjashme