Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka i ka dërguar sinjale klubit gjerman, Borussia Monchengladbachut se në rast se e kërkojnë atë ai do të jetë i gatshëm.
29-vjeçari në një intervistë deklaroi se kur të përfundon kontratën me “Topçinjtë” ai do të ishte i gatshëm të rikthehej te ish-skuadra e tij, shkruan Demokracia.com.
“Asnjëherë nuk kalova nga Borussia te Arsenal për para. Ishte ëndrra ime të luajë në Angli”.
“Kam vazhduar kontratën, që kam edhe dy vite e gjysmë. Pastaj do jem 32 vjeç dhe nëse Max Eberl (drejtori sportiv i Monchengladbach) dëshiron të më rikthejë atëherë, dera ime është e hapur”, deklaroi ai për “Mit Geredet Pocast”.
Xhaka iu bashkua Arsenalit në vitin 2016 pikërisht nga Borussia Monchengladbach.
Kontrata e Granit Xhakës me Arsenalin përfundon në vitin 2024.
Aktualisht Xhaka është në fazën e rikuperimit pasi pësoi një lëndim të rëndë muaj më parë. /Demokracia.com