Lajme
“Nëse Kurti koordinohet me SHBA-në dhe BE-në për “deklaratë të paqes” do të ishte lëvizje e mençur”
Demokracia
22:21 | 21 Korrik 2021

Share:

Sipas analistit Rrahman Paçarizi, Kryeministri Albin Kurti po i shfrytëzon mungesat e palëve në bisedime për t’iu kundërvënë dhe po e zvarrit çështjen e dialogut.

“Zoti Kurti po e luan mençur këtë strategjinë e tij duke pasur përballë një Bashkim Evropian i cili nuk është mjaft i fuqishëm për t’i shtyrë proceset përpara, duke pasë përpara një President të Serbisë si Zoti Vuçiq, i cili më shumë është i interesuar për zgjedhjet e veta që i ka në disa muaj më vonë në Serbi”, është shprehur ai.

Paçarizi i ftuar në Rubikon në Klankosova tha se do të dëshironte që Kurti të jetë duke u koordinuar me SHBA-të dhe BE-në për një deklaratë të paqes.

“Unë kam dëshirë që të jetë duke u koordinuar sidomos në punën e insistimit për një deklaratë të paqes, sepse nëse është rezultat i një koordinimi me amerikanët dhe një pjesë të BE atëherë është një potez jashtëzakonisht i mençur dhe finok i Kurtit”.

Ndërkaq sipas tij nëse marrëveshja e paqes është një projekt i mbështetur nga SHBA ose BE është një veprim interesant dhe i zgjuar. Kurse sipas Paçarizit Kosova nuk duhet të mësohet me frazën normalizim i marrëdhënieve, por duhet të kërkojë njohje reciproke nga bisedimet, njofton klankosova.tv.

Të ngjashme
Lajme • 29 Mars 2024