Hulumtimet sugjerojnë se pirja e një gote verë të kuqe herë pas here mund të ndihmojë në parandalimin e presionit të lartë të gjakut.
Përmbajtja e flavonoideve në verën e kuqe ndihmon në uljen e tensionit të lartë.
Sipas studimit, një dietë që përmban ushqime dhe pije të pasura me flavonoide mund të jetë e dobishme në planin afatgjatë.
Gjetur në ushqime si manaferrat, mollët dhe drithërat – si dhe çaji dhe, natyrisht, vera e kuqe – shkencëtarët kanë qenë të interesuar nëse komponimet flavonoide mund të ulin rrezikun e sëmundjeve si diabeti dhe sëmundjet e zemrës tash e një kohë.
“Studimi zbuloi se tre gota verë të kuqe në javë ishte doza e kërkuar për të arritur rezultatin e dëshiruar në presionin e gjakut.”, tha profesori Aedin Cassidy.
Pra, disa gota merlot mund të na ndihmojnë të jetojmë më gjatë dhe jetë më të shëndetshme. /Demokracia.com/