Lifestyle
Nëse keni probleme për të gëlltitur tabletën, ekziston një metodë e veçantë
Demokracia
12:32 | 29 Mars 2022

Share:

Ka njerëz që gjatë gjithë jetës e kanë pasur problem gëlltitjen e një pilule dhe shumë prej tyre kanë mësuar që “thjesht të hedhin kokën pas”, gjë që është shumë gabim

Pavarësisht nëse është një ilaç, suplement, pilulë kontraceptive, mund të jetë një makth i vërtetë për disa njerëz.

Sipas Ministrisë Federale të Arsimit dhe Kërkimit, çdo i treti person ka vështirësi me këtë proces. Ky është një numër vërtet i madh njerëzish dhe ky problem mund të bëjë që shumë njerëz të mos marrin as ilaçet që u nevojiten, transmeton Telegrafi.

Shumë njerëz thonë se problemi është në momentin psikologjik, si dhe se relaksimi i ndërgjegjshëm mund të ndihmojë.

Që nga fëmijëria, ne kemi mësuar se është e nevojshme vetëm “të hidhni kokën prapa dhe thjesht të gëlltisni”. Megjithatë, ka njerëz të cilëve kjo nuk u ndihmon aspak. Përkundrazi, do të jetë edhe më e vështirë për ta.

Kur bëhet fjalë për teknikën e gëlltitjes së pilulave, ekziston një teknikë që pak njerëz e dinë dhe që është krejtësisht e kundërt me atë që praktikojnë shumica.

Truku është që kur vendosni tabletën në gjuhë dhe merrni ujin, vendosni mjekrën në gjoks dhe më pas e gëlltisni.

Në këtë mënyrë, tableta do të rrëshqasë më lehtë poshtë, pa e tendosur qafën. Sigurisht, pini gjithmonë sasi uji të mjaftueshme në mënyrë që tableta të mos ngecë.

 

Të ngjashme