Auto&Tech
Nëse keni këtë telefon nuk do të mund të përdorni më aplikacionin WhatsApp
Demokracia
15:36 | 08 Mars 2021

Share:

WhatsApp është një prej aplikacioneve që ka ofruar mbështetje edhe për sistemet operative më të vjetra.

Megjithatë, kjo do të ndryshojë shpejt pasi sipas versionit të fundit disa prej modeleve të vjetra të iPhone nuk mund ta përdorin më WhatsApp.

Versioni i fundit i WhatsApp nuk funksionon në iOS 9. Dy modelet që do të preken nga ky ndryshim janë iPhone 4 dhe 4s duke qenë se këta telefona nuk kalojnë dot në iOS 10.

Nëse ju keni Iphone 4 ose 4s nuk do të mund të përdorni më aplikacionin WhatsApp. /Demokracia.com/

Të ngjashme