Lajme
Nëse i shihni këta dy persona lajmëroni menjëherë policinë
Demokracia
13:20 | 27 Maj 2025

Share:

Polici ka publikuar fotografinë e dy të dyshuarve për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Legalizimi të përmbajtjes së rreme”.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.”

 

Të ngjashme