Lajme
Nëse i shihni këta dy persona, lajmërojeni Policinë menjëherë – ja për çfarë po kërkohen
Demokracia
08:23 | 27 Janar 2024

Share:

Policia e Kosovës ka publikuar foton e dy personave për të kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy personave të cilët janë në kërkim.

Njëri po dyshohet për “Shpërdorim të pasurisë së huaj”.Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në një dyqan në qendrën tregtare “Prishtina Mall”, më 22 gusht.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” të ndodhur më 22.07.2023, në një dyqan në qendrën tregtare Prishtina Mall,  kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim. Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Personi tjetër po kërkohet për “Zjarrëvenie”. Rasti ka ndodhur më 24 shtator në rrugën “Vicianum” në Prishtinë.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Zjarrvënie” të ndodhur më 24.08.2023, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë,  kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftim.

Ata që kanë informacione mund ta kontaktojnë policinë në këta numra:: 192/ 038 606083045 450364

Të ngjashme