Lajme
Nëse i shihni këta dy persona lajmërojeni menjëherë policinë
Demokracia
14:36 | 18 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e dy personave në kërkim, të cilët dyshohen se kanë kanosur zyrtarin policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, me qëllim lokalizimin e tyre, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Në kërkim të policisë janë personat e dyshuar Xhevat Hamit Thaqi Dl.09.05.1975 nga Guri i Kuq –Rahovec me banim ne rrugën “Mithat Frashëri Nr.257 në Gjakovë i identifikuar me numër personal 1013426917. Safet (Sadri) Gashi Dl.08.05.1986 me banim në rrugën Bajram Curri në Gjakovë i identifikuar me numër personal 1232695648.

“Lidhur me rastin penal ‘Kanosje’ pranë Sektorit te Hetimeve Rajonale ne Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ne lidhje me rastin në fjalë, ku gjatë veprimeve hetimore janë identifikuar të dyshuarit e lartcekure të cilët me veprimet e tyre të kundërligjshme kanë kanos zyrtarin policor dhe me pas janë larguar në drejtim te panjohur”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme