Auto&Tech
Nëse edhe juve ju ka ardhur një mesazh i tillë në WhatsApp, mos u mashtroni
Demokracia
16:49 | 25 Prill 2021

Share:

Ditët e fundit, shumë prej ekspertëve kibernetikë kanë ngritur alarmin dhe kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, sepse përmes links-ve të ndryshëm, platformat e smarphonëve po hakohen. Kjo skemë ka nisur të përhapet gjerësisht edhe në vendin tonë.

“Magneti” që është zgjedhur me këtë rast është premtimi për fitimin e shumave të mëdha parash, përmes një “shorteu”, i cili nuk është i vërtetë.

Nëse edhe juve ju ka ndodhur t’ju vijë një link, i cili ju “fut” në short për të fituar një shumë prej 200 mijë lekësh, mos u mashtroni, transmeton classlifestyle. Në telefonët e përdoruesve të shumtë, sot është dërguar një link ku premtohet një shumë prej 200 mijë lekësh.

Mesazhi:

‘Fondi i Wellness, Coca Cola. Klikoni për të hyrë dhe për të marrë pjesë në sondazh, keni mundësinë për të fituar 200 mijë lekë’.

Të ngjashme