Lajme
Nëse e shihni këtë person, lajmëroni Policinë e Kosovës
Demokracia
15:22 | 19 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë nga qytetarët për vendodhjen e Fatmir Muriqit nga Peja.

Përmes një njoftimi për media, Policia bën të ditur se është duke kërkuar të dyshuarin për veprat penale “Shpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar ”.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pej me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë pa ndërhyrje:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 19 shkurt 2021

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• Fatmir (Adem) MURIQI  i lindur me 08.09. 1974  në Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

“Shpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar ”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]/Demokracia.com

 

 

Të ngjashme