Lajme
‘Nëse duhet të vdes,…’: A e parashikoi vdekjen e tij shkrimtari palestinez Refaat Alareer, i cili u vra nga sulmet ajrore izraelite në Gaza?
Demokracia
21:49 | 20 Dhjetor 2023

Share:

Më 1 nëntor, rreth tri javë pas bombardimit të Izraelit ndaj Gazës së rrethuar, poeti, aktivisti dhe akademiku palestinez Refaat Alareer postoi një poezi në X (ish-Twitter), ashtu siç ka bërë gjatë gjithë kohës.

Dhe ajo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ishte pothuajse “profetike”.

“Nëse unë duhet të vdes/Ti duhet të jetosh/Të tregosh historinë time…”, kishte shkruar ai.

Dhe pak ditë më parë, lajmi për vdekjen e akademikut 44-vjeçar në një sulm ajror izraelit u bë publik nga miqtë e tij – një tjetër viktimë palestineze mes më shumë se mijëra njerëzve, shumica prej tyre fëmijë dhe gra.

Alareer, gjithashtu një profesor i letërsisë angleze, u vra në shtëpinë e motrës së tij në Shujayia (Shejaiya), një lagje në Gazën jugore.

Sulmi ajror vrau gjithashtu vëllain, motrën dhe katër fëmijët e saj.

Valët e homazheve për Alareer përfshinë mediat sociale pas vrasjes së tij nga ushtria izraelite, ndërsa fansat dhe miqtë kujtuan njeriun që ishte bërë zëri i palestinezëve, që jetonte nën shtypjen izraelite për vite me radhë.

“Ai ishte një poet i mahnitshëm, një zë i artikuluar për banorët e Gazës dhe një urë e vërtetë për njerëzit jashtë Palestinës”, thotë Sami al Arian, një profesor palestinezo-amerikan. “Ai do t’u mungojë shumë njerëzve brenda Palestinës dhe në mbarë botën”, ka shtuar Arian për TRT World, përcjell Telegrafi.

Siç thekson më tej mediumi në fjalë, Alareer po dokumentonte gjithashtu konfliktin e fundit përmes vargjeve – duke theksuar dhimbjen e kolegëve të tij palestinezë që përballeshin me brutalitetin më të keq izraelit.

Në intervistën e tij të fundit për media, Alareer foli sesi njerëzit e rrethuar të Gazës po detyrohen të mbrohen me çdo mjet.

“… Dhe kjo është ndjenja e të gjithëve. Ne jemi të pafuqishëm. Nuk kemi asgjë për të humbur”, shtoi ai.

Ai ishte gjithashtu i njohur për inkurajimin e studentëve të rinj për të mbajtur gjallë letërsinë palestineze përballë pushtimit dhe shtypjes izraelite.

Një nga projektet e tij më të mëdha letrare ishte “Ne nuk jemi numra”, i nisur në Gaza pas sulmit të Izraelit në vitin 2014.

Projekti ishte mënyra e tij për të rikthyer konceptin e shikimit të çështjes izraelito-palestineze si statistika të thjeshta – të përcaktuara nga numri i palestinezëve të vrarë.

Por pavarësisht nga të gjitha llojet e vuajtjeve në Gaza, që ishte nën bllokadë tokësore, detare dhe ajrore të vendosura nga forcat izraelite për gati dy dekada, Alareer ishte një njeri me shpresë dhe gaz.

Edhe gjatë luftimeve të vazhdueshme, poeti dhe shkrimtari palestinez refuzoi të largohej nga qyteti i tij i dashur, duke vazhduar të postonte në Twitter përvojat e tij personale nën sulmet izraelite.

Të ngjashme