Lajme
Nëse bëni këtë gabim gjatë parakalimit do të gjobiteni, policia publikon videon
Demokracia
09:36 | 02 Qershor 2022

Share:

Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur 148 mjete, të cilat janë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, gjoba të cilat variojnë nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë të rinj.

Në njoftimin e policisë thuhet se këto mjete, gjatë parakalimit nuk janë pozicionuar në anën e djathtë të karrexhatës por kanë vijuar të qëndrojnë në anën e majtë, duke u kthyer në këtë mënyrë rrezik për mjetet e tjera.

Njoftimi i policisë:

Kujdes! ❌

Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë!

Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 148 masa administrative, për këtë shkelje.

#Drejtomjetinmekujdesrespektorregullateqarkullimitrrugor!?

Të ngjashme