Lajme
Nervozohet vjehrra e Albulena Haxhiut dhe e fyen deputeten e LDK-së: “Ne qat aksident e ke thy qafen ti e tash ke mbetur gjysë budalli!”
Demokracia
18:14 | 11 Janar 2023

Share:

Xhezide Krasniqi, vjehrra e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka fyer deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke e quajtur gjysmë budall.

Vjehrrës së ministres Albulena Haxhiu nuk i ka pëlqyer deklarata e deputetes Hykmete Bajrami, e cila ditë më parë ka thënë se 14 shkurti i vitit 2021 ishte aksidenti më i madh i pasluftës, shkruan Demokracia.com.

Nëna e bashkëshortit të ministres Haxhiu ka komentuar në faqen e njërit prej mediumeve kosovare, ku raportohej deklarata e deputetes Bajrami, duke i thënë se në atë aksident ajo e ka thyer qafën.

“Ne qat aksident e ke thy qafen ti e tash ke mbetur gjysë budalli!”, ka shkruar vjehrra e ministres Haxhiu, përcjell Demokracia.com.

Megjithatë, kjo nuk paraqet ndonjë çudi për publikun, pasi që familjarët e ministres Haxhiu vazhdimisht janë përzier dhe kanë komentuar ngjarje të ndryshme.

Edhe vetë burri i ministres Haxhiu deri në ditën që u rehatua si këshilltar i ministrit Elbert Krasniqi shpesh kishte përdorur gjuhë të papërshtatshme në Facebook për figura të ndryshme të politikës.

Më poshtë disa fotografi të vjehrrës së ministres Haxhiu, ku shihen edhe së bashku me njëra-tjetrën. /Demokracia.com/

Të ngjashme