Lajme
Nervozohet Bekë Berisha me deputetin e LVV-së: Rri djali i mirë, rri trus
Demokracia
14:14 | 16 Qershor 2022

Share:

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, është shfaqur i nervozuar në seancën e Kuvendit, pas debatit në lidhje me pagën e veteranëve.

Berisha ka kritikuar ashpër Ministrin e Financave, Hekuran Murati, duke e pyetur “kush je ti me na tregu ne, kush është i rrejshëm?”, përcjell Demokracia.com.

Këtu ka ndërhyrë njeri nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes, i cili nuk është parë në kamerë, por edhe këtij të fundit Berisha i ka reaguar ashpër.

“Rri mos me pengo, rri djali i mirë mos me pengo, se e kam përnime, rri trus”, ka thënë ai, përcjell Demokracia.com.

Deputetët e Kuvendit e Kosovës sot kanë pasur pika të tjera në rendin e ditës, por për shkak të protestës së veteranëve, ata kanë diskutuar kryesisht për këtë çështje.

Këta të fundit kanë dalë në protestë pasi Qeveria Kurti nuk i ka përfshirë në Ligjin për Pagën Minimale./Demokracia.com/

Të ngjashme