Në një rrëfim të rrallë, Kiara ka shuar shumë kuriozitete për fansat dhe ndjekësit e saj dhe të Luizit për pritjen e ëmbël.
Teksa e përshkruan si kapitullin më të bukur të jetës, moderatorja e ftuar në ‘Ftesë në 5’, ka treguar edhe disa detaje nga shtatzënia duke thënë se ka më shumë neps për ëmbëlsira, por nuk është me fiksime dhe “nuk e zgjon Luizin gjatë natës”.
“Janë ëmbëlsirat, që para se të mbetesha shtatzënë nuk i thosha dot jo. I them të gjithëve mos më merrni bakllava. Nuk e zgjoj Luizin në mes të natës. Çohem i bëj vetë gjërat, nuk jam me fiksime. E kam marrë me qetësi”.
Ish-konkurrentja e BBV ka kujtuar edhe përvojën e saj në “reality show”.