Lajme
Neonatologu tregon si mbijetoi foshnja e porsalindur nën rrënoja nga tërmeti në Siri
Demokracia
09:12 | 14 Shkurt 2023

Share:

Turqia u trondit nga tërmeti vdekjeprurës që mori mbi 34 mijë jetë njerëzisht gjatë javës së kaluar. Por pak lajme të mira u dhanë prej zonave të shkatërruara e njerëzve të mbetur nën rrënoja. Një lajm i mirë ishte nxjerrja e një foshnje të porsalindur nga rrënojat pas tërmetit në Siri.

Një foshnjë në qytetin Jandairis në Siri u nxorr nga rrënojat nga shpëtuesit. Ajo u gjet e lidhur me placentën dhe dyshohet se kishte lindur vetëm pak orë pasi kishte ndodhur tërmeti, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas mediave, shpëtuesit i gjetën të vdekur nënën e foshnjës, babin, tri motrat dhe vëllain.

Luigi Orfeo, kryetar i Shoqatës Italiane të Neonatologëve, thotë se fakti që foshnja ishte e lidhur ende me placentën i ka ndihmuar që të mbijetoj në ato kushte.

“Është sigurisht një mrekulli, por të porsalindurit kanë aftësi të mëdha mbijetese. Ne kemi pak informata për këtë foshnje por fakti që ajo mbeti e lidhur me placentën i ndihmoi që të mbijetonte në ato kushte ekstreme”, ka thënë Orfeo.

Neonatologu thekson se foshnjat e porsalindura kanë dëshirë të jashtëzakonshme për të mbijetuar dhe kjo sipas tij shihet tek foshnjat e lindura parakohe.

“Kemi foshnja që lindin me peshë disa qindra gram dhe që arrijnë, pavarësisht gjithçka, të mbijetojnë kundër të gjitha pritjeve dhe indikacioneve fiziologjike”, thotë mjeku.

Në Siri dhe në Turqi tërmeti deri më tani ka lënë të vdekur mbi 34 mijë njerëz.

Të ngjashme