Lajme
Nëntëvjeçari nga Kosova i shkruan letër Joe Bidenit, emocionohet Vlora Çitaku
Demokracia
17:41 | 01 Mars 2021

Share:

Një nëntëvjeçar nga Kosova i ka shkruar letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden.

Letrën e tij e ka publikuar në Twitter, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Çitaku ka thënë se nuk ka asgjë më të lezetshme sesa kjo letër, në të cilën nxënësi i klasës së tretë i kërkon Bidenit t’ia mundësojë që ai të mësojë më shumë në shkollë rreth Amerikës.

“Një nxënës i klasës së tretë, nëntë vjeç nga Kosova i shkruan një letër presidentit të SHBA-së, Joe Biden duke kërkuar mbështetjen e tij, sepse ai do të donte të mësonte më shumë rreth SHBA-së në shkollë. Nuk ka asgjë më të lezetshme sesa kjo”, ka shkruar Çitaku. /Demokracia.com/

Të ngjashme