Lajme
Nëntë të vdekur nga përplasja e dy helikopterëve të ushtrisë amerikane
Demokracia
17:42 | 30 Mars 2023

Share:

Nëntë persona vdiqën pasi dy helikopterë të ushtrisë amerikane u përplasën të mërkurën mbrëma në Kentucky, konfirmuan zyrtarët.

Incidenti përfshiu Divizionin 101 Ajror dhe ndodhi gjatë një misioni stërvitor pranë një baze ushtarake.

Zyrtarët ushtarakë konfirmuan se nëntë pjesëtarë të shërbimit vdiqën në incident, duke thënë se ishte një “humbje vërtet tragjike”.

Përplasja ndodhi rreth orës 22:00 me orën lokale (02:00 GMT), afër bazës ushtarake Fort Campbell.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjen dhe po zhvillohet një hetim për atë që ndodhi, shkruan BBC, përcjell KosovaPress

Sipas faqes së internetit të Ushtrisë Amerikane, Divizioni i 101-të Ajror është divizioni i tij i vetëm i sulmeve ajrore dhe është dërguar në zonat e konfliktit ndërkombëtarisht.

Të ngjashme