Lajme
Nëntë të vdekur dhe 51 raste pozitive në Maqedoninë e Veriut
Demokracia
16:39 | 15 Shkurt 2021

Share:

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 755 testime për koronavirus, ndërsa janë regjistruar 51 raste pozitive.

Prej tyre në Shkup-25, Prilep-9, Kavadar-7, Strumicë-2, Strugë-2, Kumanovë-1, Shtip-1, Veles-1, Koçan-1, Kërçovë-1 dhe Dellçevë-1.

Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe nëntë pacientë tjerë, të cilët kanë qenë pozitiv për koronavirus.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 308 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 97.101, prej të cilëve 87.960 janë shëruar, ndërsa 2.998 kanë ndërruar jetë./Telegrafi

Të ngjashme