Lajme
Nëntë të vdekur dhe 141 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Demokracia
19:15 | 06 Prill 2021

Share:

Nëntë të vdekur dhe 141 persona të infektuar me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 602 qytetarë janë shëruar nga COVID-19 dhe nga 2334 testime për COVID 141 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, përcjell Demokracia.com

Rastet pozitive të konfirmuara janë nga këto qytete:

34 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 9 raste në Gjirokastër, 6 raste në Durrës, Vlorë, 5 raste në Fier, Devoll, 4 raste në Elbasan, Lushnje, Skrapar, 3 raste në Kavajë, Sarandë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, 2 raste në Krujë, Has, Mirditë, Tropojë, Përmet, Divjakë, Selenicë, Dropull, 1 rast në Kurbin, Korçë, Kukës, Lezhë, Rrogozhinë, Librazhd, Tepelenë, Belsh, Gramsh, Kuçovë, Finiq, Patos, Cërrik, Këlcyrë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Të ngjashme