Sport
Nëntë minuta zgjat festa e Kosovës, Zvicra barazon shifrat
Demokracia
19:21 | 29 Mars 2022

Share:

Përfaqësuesja e Zvicrës ka barazuar rezultatin 1:1 në ndeshjen miqësore me Kosovën.

Lotomba është autor i golit të barazimit për “helvetikët” në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih, raporton Demokracia.com.

Lotomba realizoi me kokë në minutën e 61-të, pas një gabimi të portierit kosovar, Aro Muriq.

Ndryshe, për Kosovën golin e parë e realizoi Rashica në minutën e 52-të. /Demokracia.com/

Të ngjashme