Trupi i njeriut është aq i mençur sa të na dërgojë sinjale, përmes simptomave të ndryshme kur diçka nuk është në rregull. Për shembull, mund të keni dhimbje koke dhe kur shkoni te mjeku zbuloni se problemi qëndron diku tjetër që ju shkakton këtë dhimbje. Shumë njerëz shpesh ankohen për këtë, por nuk bëjnë asgjë për të identifikuar problemin dhe për të gjetur zgjidhje.
Për të rritur ndërgjegjësimin, se si disa nga gjërat që bëjmë çdo ditë mund të na shkaktojnë dhimbje, mediat e huaja kanë shkruar një artikull.
Këto janë disa nga gjërat qe ne bëjmë çdo ditë dhe na shkaktojnë shumë probleme :
1.Pozicioni i gabuar para laptopit kur punojmë
Kur kalojmë shumë kohë ulur me shpinë të harkuar mund të kemi dhimbje të mesit dhe dhimbje rreth zonës qendrore të shpinës. Përveç kësaj, është shumë e zakonshme të ndiejmë siklet në qafë ose në pjesën e sipërme të shpatullave tona, transmeton Demokracia.com
Rekomandim: Kur qëndroni ulur mbajini shpatullat të relaksuara, lëreni shpinën të qëndrojë sa më drejtë në mbështetësen e karriges dhe mbani këmbët të mbështetura në tokë.
2.Ngritja e objekteve nga toka me kurriz të përkulur
Ne me të vërtetë nuk ndalemi asnjëherë të mendojmë për këtë, kështu që nuk e kuptojmë, por kur bëhet fjalë për ngritjen e peshës ka shumë mundësi që ne nuk po e bëjmë atë në mënyrë të duhur. Sigurisht, gjëja e parë që duhet të merret parasysh është nëse keni forcë të mjaftueshme për të ngritur një sasi të caktuar peshe. Bërja e një lëvizjeje të gabuar ose mbivlerësimi i kapacitetit tonë për të ngritur një objekt të rëndë mund të çojë në dëmtime serioze të shpinës. Një nga faktorët më të rëndësishëm për t’u marrë parasysh është të mos përkulësh shpinën ose belin në momentin kur ulesh për të ngritur diçka nga toka.
Rekomandim: Kur uleni për të marrë diçka hapni këmbët dhe përkulni gjunjët, sikur të bëni një “squat”. Shtrëngoni barkun ndërsa mbani objektin, duke e mbajtur atë sa më afër trupit tuaj dhe duke përdorur muskujt e ijeve dhe gjunjëve. Vazhdoni me shpinën drejt në çdo kohë, pa shtrembëruar shtyllën kurrizore.
3.Kur flemë me fytyrë të mbështetur në jastëk
Gjumi është një ndër gjërat kryesore që ne bëjmë gjatë ditës ose natës. Është një ndër aktivitet e vetme që trupi ynë përdorë për t’u riparuar dhe përgatitur për të qenë në formë për të kryer funksione të ndryshme gjatë ditës.
Shumë nga ne kemi dëshirë të flemë me fytyrën mbështetur në jastëk, por kjo pozitë mund të na sjellë shumë komplikime shëndetësore. Kjo sepse kur flemë kështu qafa dhe nofulla janë në një pozitë jo të natyrshme, çka na shkakton dëmtim të muskujve dhe dhimbje të qafës, transmeton Demokracia.com
Rekomandim: Për të hequr qafe këtë zakon të keq, ne mund të shtrihemi në këtë pozitë derisa të jemi gati të flemë në gjumë. Prej atëherë, ne mund ta ndryshojmë pozicionin tonë duke qëndruar drejt ose në krah. Për të mos u zgjuar përsëri në të njëjtën mënyrë, ne mund të vendosim një jastëk pranë nesh dhe ta përqafojmë atë gjatë natës për të shmangur kthimin në ndonjë sjellje jo korrekte teksa flemë.
4.Mbajtja e qantës së shpinës vetëm në njërin krah
Kur mbajmë një çantë shpine në vetëm njërën shpatull, trupi ynë tenton të ekuilibrojë atë peshë me anën tjetër të bagazhit tonë. Kjo është arsyeja pse kjo praktikë mund të shkaktojë dhimbje në qafë, veçanërisht nëse pesha që po mbajmë është e rëndë ose nëse nuk e ndryshojmë peshën në shpatullën tjetër herë pas here
Rekomandim: mënyra e saktë për të balancuar peshën nëse po mbani një çantë shpine, është të vendosni gjërat më të rënda në pjesën e poshtme dhe gjërat më të lehta në pjesën e sipërme, në mënyrë që të mos dëmtoni qafën tuaj.
5.Ecja ndërsa shikon poshtë në telefon
Po bëhet gjithnjë e më e zakonshme tani që telefonat inteligjentë janë shumë të dobishëm për gjithçka që bëjmë. Shumica prej nesh ecim përreth duke parë telefonat tanë. Por nëse do të mund të shihnim vetën nga këndvështrimi i dikujt tjetër duke bërë këtë, do të mund të shihnim qartë se qafa dhe kurrizi ynë po paguajnë taksën për këtë veprim.
Rekomandim: Për të mbajtur qëndrim të drejtë bëni ushtrime që forcojnë muskujt e shpinës dhe barkut. Gjithashtu, mbajtja e një peshe të shëndetshme është thelbësore për të shmangur problemet e shpinës. Mundohuni të shmangni takat shumë të larta dhe të pakëndshme dhe sigurohuni që gjërat që zakonisht shikoni ose përdorni të jenë në një lartësi të përshtatshme.
6.Ngasja me bërryl jashtë në dritare ose me sediljen shumë mbrapa
Përsëritja e vazhdueshme e një lëvizjeje sidomos ato që vendosin stres në muskuj,pas një kohe mund të rezultojë në dëmtim. Mendoni, për shembull, kur jeni duke vozitur dhe ju mbështesni krahun në dritaren e makinës. Krahu juaj mund të pësoj zgjatje të muskujve. E njëjta gjë mund të ndodhë nëse vendi juaj është shumë mbrapa, ju do të vendosni krahun ose brrylin në një pozitë tendosëse.
Rekomandim: Ulni çdo lloj aktiviteti që mund të shkaktojë dhimbje në nyjet tuaja. Nëse kjo nuk është e mundur, përpiquni të relaksoni nyjet tuaja duke kombinuar këtë aktivitet me ushtrime me ndikim më të ulët, si biçikletë ose not. Sigurisht, mos harroni të bëni disa shtrirje pas çdo aktiviteti.
7.Ulja në karrige me portofolin në xhepin e pasëm te pantallonave
Kur nuk uleni në pozicionin e duhur, pjesa e parë e trupit që mund të vuajë pasojat është nervi shiatik. Ky është nervi që lidh këmbët tuaja me shtyllën kurrizore. Një shembull klasik i kësaj do të ishte ulja në një karrige me një portofol në xhepin tonë të pasmë. Ky zakon, përveç se është i pakëndshëm, mund të çojë në dhimbje të forta në nervin shiatik. Nëse kjo çështje nuk korrigjohet me kohë, kjo gjendje mund të bëhet e përhershme.
Rekomandim: Sigurohuni që të uleni siç duhet, pa asgjë në xhepa dhe me këmbët në tokë.
8.Mbajtja e këmbëve në mënyrë kryqëzuar për një kohë të gjatë
Kur ulemi, shumë prej nesh kryqëzojnë këmbët pa e kuptuar se po e bëjmë atë. Ajo që është edhe më keq është se ne mund të kalojmë një ditë të tërë pune duke bërë këtë gjë. Sado e rehatshme ose e zbukuruar mund të duket kjo, kryqëzimi i këmbëve për periudha të gjata kohore është një nga shkaqet kryesore që mund të çojë në krijimin e venave. Kryqëzimi i këmbëve mund t’ju bëjë gjithashtu më të prirur për zhvillimin e mpiksjes së gjakut. Këto, nga ana tjetër, mund të dëmtojnë seriozisht indin ose të dëmtojnë nervin shiatik dhe degët e tij.
Rekomandim: Mbani këmbët paralele në çdo kohë. Këmbët tuaja duhet të kenë gjithmonë një lloj mbështetjeje, qoftë dyshemeja ose ndonjë objekt tjetër. Shpina juaj duhet të jetë gjithmonë e drejtë.
9.Pastrimi i xhamit apo sipërfaqeve të tjera
Nëse diçka është bërë e qartë pasi keni lexuar disa nga pikat që përmendëm më parë, kjo është se ju duhet t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si kryeni disa lëvizje në jetën tuaj të përditshme. Për shembull, kur pastrojmë dritare, ne mund të mbingarkohemi me kyçet. Kjo mund të kontribuojë në zhvillimin e një dëmtimi, qoftë nga një ndikim i papritur ose nga stresi. Kjo do të thotë që mund të mos jemi në gjendje të lëvizim dorën ose të na paraqiten komplikime.
Rekomandim: Zhvilloni kockat me një marrje adekuate të kalciumit dhe kur bëni lëvizje të përsëritura, bëni pushime herë pas here./Demokracia.com