Lajme
Nëntë automjete përfshihen në një aksident në Çagllavicë, Policia jep detaje
Demokracia
18:07 | 12 Prill 2023

Share:

Një aksident trafku mes nëntë veturave ka ndodhur sot rreth orës 15:20 në Çagllavicë. Nga ky aksident, kanë mbetur të lënduar dy persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas Ahmetit, tri prej veturave të përfshira në aksident kanë qenë në lëvizje, e gjashtë të parkuara.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, 9 automjete ( tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme